Murinjo lëshon deklaratën e madhe: Finalja e Tiranës do të jetë më e rëndësishmja në karrierën time

Tekniku portugez, Zhoze Murinjo, është në kërkim të një tjetër triumfi europian, kësaj radhe me Romën, për të ngritur i pari trofeun më të ri në kontinent, atë të Ligës së Konferencës.

MURINJO

Një javë përpara kësaj finaleje, që do të luhet në Tiranë, portugezi ka habitur me deklaratën e tij, në të cilën e konsideroi këtë finale si më të rëndësishmen në karrierën e tij.

“Unë i kam luajtur të tjerat. Edhe kjo duhet luajtur dhe unë dua ta fitoj. Finalja e Tiranës, për mua, do të jetë më e rëndësishmja, sepse unë duhet ta luaj dhe ta fitoj. Por si fillim kemi Torinon dhe unë po ndjej shumë eufori”, ishin fjalët e Murinjos.

Tekniku 59-vjeçar ka triumfuar në Ligën e Kampionëve me Porton dhe me Interin, ndërsa në Ligën e Europës me Mançester Junajtid.

Arena e Lajmit


Loading…

Murinjo lëshon deklaratën e madhe: Finalja e Tiranës do të jetë më e rëndësishmja në karrierën time

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook