Aventura e tij te Napoli nuk shkoi siç duhet, De Laurentis flet për Ançelotin: Pati fatin e keq që tifozët tanë…

Karlo Ançeloti është një nga trajnerët më të përfolur për momentin për shkak të sezonit fantastik që po kalon me skuadrën e Realit. Lidhur me teknikun ka folur dhe vetë presidenti i Napolit, De Laurentis, klub në të cilin Ançeloti pati një aventurë të shkurtër që nuk shkoi sipas pritshmërive, me italianin që u largua nga skuadra pas 16 muajsh.

54335

I intervistuar nga “DAZN”, De Laurentis ka treguar mendimin e tij në lidhje me Ançelotin, si dhe ka theksuar se gjërat mes klubit dhe teknikut nuk shkuan siç duhet edhe për faj të tifozëve.

“Është një trajner spektakolar, pati vetëm fatin e keq që nuk i pëlqeu tifozëve tanë.

Nuk e panë kurrë si pjesë të tonën.

Ndoshta lidhur dhe nga e shkuara e tij në klubet e tjera.”, u shpreh De Laurentis.

Arena e Lajmit

 

Aventura e tij te Napoli nuk shkoi siç duhet, De Laurentis flet për Ançelotin: Pati fatin e keq që tifozët tanë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook