Këngëtari Big Basta merr pjesë nga Zelanda e Re në Foltoren e Berishës: Emigrova se pashë artistët e vjetër që nuk mbyllnin dot shpenzimet mujore

Këngëtari Big Basta ka marrë pjesë nga Zelanda e Re në takimin virtual që ish-kryeministri Sali Berisha pati këtë të shtunë me diasporën shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, këngëtari u shpreh se dy nga arsyet kryesore për largimin nga Shqipëria, ishin e edukimi i fëmijëve, si dhe mungesa e funksionimit të së drejtës së autorit për artistët.

Ai shtoi se duke parë shembullin e këngëtarëve të vjetër që nuk përmbushin dot shpenzimet mujore të familjes, mori vendimin për të emigruar për një të ardhme më të mirë për të dhe familjen.

“Edukimi i fëmijës tim ishte arsyeja pse zgjodhëm të emigronim në Zelandën e Re.

Një tjetër arsye që jam larguar është që ka investuar më shumë se gjysmën e viteve të jetës sime në muzike dhe po shoh tani që lufta për të drejtën e autorit është tashmë e humbur. Më vjen keq që sa herë një politikan publikon një libër me ideologji apo kujtime merr të ardhura nga e drejta e autorit, por sa herë një muzikant krijon duhet të përfitojë sa më shpejt nga çfarë t’i dalë më parë.

U frymëzova shumë nga artistët e vjetër të cilët me zor se sa nxjerrin shpenzimet mujore për familjet e tyre dhe pashë veten time në të njëjtin pasqyrim. Kapa trenin e fundit për të investuar për të ardhmen e vetes time dhe familjes time. Prandaj me përulje ju lutem që kjo e drejtë autoriale apo pronësi intelektuale të jetë në plan kryesor me ardhjen e PD-së në pushtet”, tha Big Basta.

Këngëtari Big Basta merr pjesë nga Zelanda e Re në Foltoren e Berishës: Emigrova se pashë artistët e vjetër që nuk mbyllnin dot shpenzimet mujore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook