![policia-4-770x433-5 Policia](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/05/policia-4-770x433-5.jpg)
Reagon policia e Korçës pas ngjarjes makabre të zbuluar në lagjen 15, ku një nënë pasi ka lindur fëmijën e ka futur atë në një valixhe dhe si pasojë foshnja ka ndërruar jetë.
Ka qenë bashkëshorti ai që ka njoftuar policinë pasi ka gjetur foshnjën në valixhe pa shenja jete.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.