Sot dhe nesër janë datat kur gjithë shqiptarët, do të bëhen ‘bashkë’, në Zvicër në “Alba Festival.”
Aty do të performojnë artistët më në zë shqiptar, por reperja Loredana Zefi ka lajmëruar se nuk do të jetë pjesë. Megjithëse kalon shumë kohë në Zvicër, reperja nuk është pjesë e artistëve që do të performojnë në koncert.
Ajo ka bërë të ditur edhe arsyen. Gjatë një interviste me ndjekësit në Instagram, Loredana u pyet nga dikush se pse nuk është në “Alba Festival.”
Ajo zbuloi se ka kërkuar “tarifë 120 mijë” që kjo të ndodhë, por pa dhënë detaje.
Së fundmi Loredana Zefi dhe Rigels Rajku ose ndryshe i njohur me emrin e artit Noizy, kanë realizuar bashkëpunimin e tyre muzikor i cili që ditën që është publikuar ka thyer një rekord klikimesh.