Ditë zie kombëtare në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, maxhoranca në homazhe, nga Balla tek Spiropali, ja ministrat e deputetet (VIDEO)

Spiropali

Përcillet për në banesën e fundit sot ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani. Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 12:00, ndërsa prej mëmngjesit të sotëm, po zhvillohen homazhe në nder të tij në Presidencë.

Mes shumë emrash të njohur të politikës dhe jo vetëm, në ceremoni kanë qenë të pranishme edhe deputetë e ministra të PS, mes tyre zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Frida Krifca, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja etj.

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Ditë zie kombëtare në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, maxhoranca në homazhe, nga Balla tek Spiropali, ja ministrat e deputetet (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook