Emri-Foto/ Zgjerohet skandali, kush është ish-kreu i PS që firmosi certifikatën e pronësisë për 10 mijë m2 tokë të tjetërsuar në Sarandë

Ardian Kola

Zgjerohet rrjeti i zyrtarëve, që u përfshinë në skemën korruptive për tjetërsimin e një toke prej 10 mijë metra katror, në Sarandë.

“BalkanWeb” mëson se ditën e sotme është lëshuar një tjetër urdhër ndalimi nga Prokuroria e Sarandës. Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Ardian Kola, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Kola ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false. Ardian Kola ka drejtuar ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në periudhën maj 2018 – tetor 2020.

Arena e Lajmit

Emri-Foto/ Zgjerohet skandali, kush është ish-kreu i PS që firmosi certifikatën e pronësisë për 10 mijë m2 tokë të tjetërsuar në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook