I vuri zjarrin barishteve në arën e tij, flakët dalin jashtë kontrollit dhe djegin sipërfaqe të madhe toke, procedohet 51-vjeçari në Borsh

Zjarr, Pyll, Toke

Procedohet në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga Borshi, pasi u konstatua se kishte ndezur zjarr për djegien e barërave në arrën e tij, por flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me barishte.

Njoftimi i policisë:

Himarë

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në fshatin Borsh, procedohet penalisht 51-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 51 vjeç, banues në fshatin Borsh, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në Borsh, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

I vuri zjarrin barishteve në arën e tij, flakët dalin jashtë kontrollit dhe djegin sipërfaqe të madhe toke, procedohet 51-vjeçari në Borsh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook