Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, kush është zyrtari i lartë që merr detyrën

279824152 394459409357130 2598578637393321724 N

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve Paulin Rajtan.

Drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme, Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Ka kryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi, Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë. “Në të gjitha detyrat e ngarkuara, Rajta ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Arena e Lajmit

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, kush është zyrtari i lartë që merr detyrën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook