Nuk ka më dyshime, Laçi merr vendimin për të ardhmen e Shpëtim Duros

Klubi i Laçit i ka paraprirë të gjitha diskutimeve për të ardhmen dhe ka zgjidhur pa mbaruar ky sezon dilemën më të madhe, atë të trajnerit që do të drejtojë kurbinasit. Rikthimi i Shpëtim Duros këtë radhë ka qenë me kushtet që kërkonte tekniku, pasi palët kanë rënë dakord për të zgjatur bashkëpunimin përtej finales së Kupës së Shqipërisë.

Duro Laci

Duro ishte kthyer në klub si fillim me qëllimin për të mbyllur sa më mirë sezonin e aktual që të blindonte vendin e dytë në kampionat dhe të mundohej të siguronte Kupën e Shqipërisë. Por palët këtë herë kanë qenë dakord për vazhdimësinë e tij edhe për një periudhë më të gjatë e kështu, kanë mbyllur që tani çdo diskutim me zyrtarizimin e rinovimit.

Ka qenë vetë klubi ai i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Duro ka rinovuar edhe për sezonin e ardhshëm, duke vazhduar bashkëpunimin me objektivin që përtej një paraqitje dinjitoze në Europë, në vitin tjetër të luftohet për titullin kampion.

WhatsApp Image 2022-05-18 at 9.47.53 PM

Arena e Lajmit


Loading…

Nuk ka më dyshime, Laçi merr vendimin për të ardhmen e Shpëtim Duros

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook