Iu sekuestrua ndërtesa pa leje nga Prokuroria e Durrësit, kush është Asjan Buceza dhe përfshirja në aktivitetet kriminale

Durresi

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje.

Në vendimin e Prokurorisë së Durrësit bëhet me dije se gjithashtu është sekuestruar edhe objekti në pronësi të Asjan Buçeza (Hasan Buceza).

“Ndërtim pa leje, i deklaruar në emër të shtetasit A B. Formular Vetëdeklarimi nr. 910/2 datë 21.11.2006. Objekti i deklaruar “Banesë, adresa e truallit të ndërtimit; Arapaj, Viti i ndërtimit 10.05.2001, Adresa Arapaj, Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 81 m2. Numri i kateve 1”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Ndërkohë Asjan Buceza nuk është emër i panjohur për drejtësinë. BalkanWeb mëson se Buçeza është i lindur në Shinavlash të Durrësit, është arrestuar më herët në Pikën Kufitare të Morinit, pasi ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

Në maj të vitit 2005 autoritet gjyqësore të Milanos në Itali, lëshuan një urdhër arresti, pasi akuzohej për “Pjesëmarrje në organizata kriminale”.

Gjithashtu ndaj tij, autoritetet italiane kanë kërkuar dënimin me 25 vite burg.

Pikat kryesore të trafikut të drogës ishin zona e Riminit, Padovas si edhe Vicenza.

Arena e Lajmit

Iu sekuestrua ndërtesa pa leje nga Prokuroria e Durrësit, kush është Asjan Buceza dhe përfshirja në aktivitetet kriminale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook