Kjo verë do të jetë shumë e ngjeshur për sulmuesin brazilian, Rafinja. Futbollisti i Lids Junajtid është një ndër futbollistët më të kërkuar, me Rafinjën që ka vetëm luksin të zgjedhë mes Çelsit, Arsenalit dhe Barcelonës.
Por në pritje për të bërë hapin e madh të karrierës, 25-vjeçari është totalisht i përqendruar te bukuroshja seksi që ka në krah, Natalia Rodrigues, së cilës i ka bërë propozimin për martesë, në ditën e lindjes.
Çifti pas disa ditësh pushime në Ibiza tashmë ka udhëtuar në Doha (Katar), nga ku Natalia është thjesht mahnitëse me format e saj dhe fotot që ka ofruar për diçka më shumë se 40 mijë ndjekësit në rrjetet sociale.