Klubet e mëdha angleze e duan me çdo kusht, Interi gati të “blindojë” titullarin e padiskutueshëm

Interi është gati që të vijojë bashkëpunimin me Milan Skriniar.

SKRINIAR 1

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sirenat angleze kanë bërë që klubi zikaltër të marrë masa për të “blinduar” mbrojtësin që këtë sezon ka qenë një pikë kyçe në prapavijën e skuadrës së drejtuar nga Simone Inzagi.

27-vjeçari sllovak ka një kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm ku aktualisht merr 3,5 milionë euro neto në sezon, por me rinovimin e ri që pritet të ndodhë do të jetë si stili “Barela”, me një kontratë 5-vjeçare ku do të përfitojë 4,5 milionë euro në sezon në fillim dhe me vitet që pasojnë paga do të rritej dhe do të shkojë më shumë se 5 milionë euro në sezon.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por me interes këtë situatë po e ndjekin tre klubet e mëdha angleze, Mançester Junajtid, Çelsi dhe Totenhem.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit, Skriniar është aktivizuar gjithsej në Serinë A në total në 34 ndeshje ku ka arritur të shënojë 3 herë dhe të mos dhurojë asnjë asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Klubet e mëdha angleze e duan me çdo kusht, Interi gati të “blindojë” titullarin e padiskutueshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook