Kastrioti bën rrotacion ndaj Partizanit, Rami: Jemi gati për kthesën!

Kastrioti ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës, të cilën do ta zhvillojë në transfertë ndaj Partizanit. Ashtu si në përballjet e mëparshme, edhe në këtë ndeshje, stafi teknik do të luajë me një pjesë të formacionit bazë, teksa do t’u japë mundësi edhe lojtarëve të rinj. Në prag të kësaj ndeshjeje, për “Panorama Sport” ka folur mbrojtësi Armando Rami, i cili thekson se kjo përballje duhet të fitohet për moral.

ARMANDO RAMI 2

“Kemi bërë një kampionat të jashtëzakonshëm, por në javët e fundit kemi pasur luhatje. Është diçka që ndodh, pasi ne tashmë e kemi arritur objektivin që kishim dhe vetvetiu humbet përqendrimi.

Tri disfatat e fundit është normale që na kanë mërzitur, por shpresoj që të kthehemi te rezultatet, duke filluar nga ndeshja me Partizanin. Sigurisht, të kuqtë janë ekip i mirë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe shpresoj që të kemi pak fat”, deklaroi fillimisht Rami.

I pyetur mbi të ardhmen, mbrojtësi i majtë shprehet se pret që të përfundojnë dy ndeshjet e mbetura dhe më pas do të shohë për të ardhmen.

“Është diçka që nuk mund të flitet në këtë moment, pasi ka ende kampionat. Me përfundimin e dy javëve do të shohim”, mbylli titullari i krutanëve.

Ndërkohë, në ndeshjen me “demat” trajnerit i rikthehen sulmuesit e krahut, Silvio Zogaj dhe Bedri Greca. Nga ana tjetër, për shkak kartonësh do të mungojë këtë javë mesfushori Abaz Karakaçi.

Kujtojmë që Kastrioti e ka siguruar edhe për një tjetër sezon mbijetesën në elitë, duke shmangur në këtë mënyrë edhe zonën “play out”.

– Arena e Lajmit


Loading…

Kastrioti bën rrotacion ndaj Partizanit, Rami: Jemi gati për kthesën!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook