“KLGJ injoroi propozimet tona për hartën e re gjyqësore”, paralajmërimi i Dhomës së Avokatisë: Bojkot pa afat nëse nuk plotësohen propozimet tona!

4954 38290210 Medium 25 (1)

Teksa për 4 ditë më radhe avokatët në mbarë vendin bojkotuan seancat gjyqësore në shenjë kundërshtie për hartën e re të gjyqësorit.

Përmes një reagimi, Dhoma e Avokatisë thekson se KLGJ injoroi propozimet e tyre për një hartë të re, ndërsa bëri thirrje që qeveria të pranojë propozimet e tyre.

Dhoma e Avokatëve paralajmëroi bojkot pa afat nëse nuk plotësohen propozimet e tyre.

DHOMA E AVOKATISE E SHQIPËRISE

Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, ne mbledhjen e zgjeruar te dates 17 Qershor 2022, me pjesemarrjen edhe te kryetareve te dhomave vendore te avokatise, mori ne shqyrtim zbatimin e vendimit per bojkotimin e proceseve giyqesore per periudhen kater ditore. Ky Komitet Drejtues vlereson permbushjen e qellimit per te cilin u mor ky vendim, duke e konsideruar si fillim te nje procesi per permbushjen e kerkesave lidhur me ushtrimin e profesionit te avokatit ne
Republiken e Shqiperise.

Vleresojme, qe Dhoma e Avokatise e Shqiperise ka bere prezent qe ne fillesat e hartimit te projektit te Hartes Gjyqesore problematiken e zbatimit ne praktike te nje projekti te tille. Me keqardhje u konstatua injorimi haptazi dhe mos marrja ne konsiderate nga ana e KLGJ te propozimeve tona, ne vendimin e saj te dates 10.06.2022. Ne i qendrojme vleresimit tone, qe kjo harte giyqesore eshte ne shkelje te plote te se drejtes se individit per aksesin ne drejtesi, mungeses se eficences ne realizimin e te drejtes se mbrojtjes si dhe rëndimin e situates ekonomike – sociale te individit.

Dhoma e Avokatise e Shqiperise i kerkon Keshillit te Ministrave, si organi vendimarres per miratimin e hartes gjyqesore, te marre ne konsiderate verejtjet dhe propozimet e bera prezent nga ana jone gjate gjithe ketij procesi. Mosmarrja ne konsiderate e verejtjeve dhe propozimeve te Dhomes se Avokatise te Shqiperise ne procesin e vendimarrjes nga ana e qeverise do te jete objekt vlerësimi i qendrimit te dhomes se avokatise, duke pershkallezuar qendrimin tone ne te ardhmen drejt nje bojkoti total dhe pa afat.

Nepermjet ketij njoftimi, gjejme rastin te falenderojme komunitetin e avokateve te cilet me kulture te larte qytetare dhe profesionale mundesuan ne unanimitet realizimin e qellimit te bojkotit.

Falenderojme publikun per mbeshtjetjen dhe mirkuptimin per bojkotimin e proceseve gjyqesore ku ata ishin palë. Një falenderim i veçantë për mediat per pasqyrimin dhe sensibilizimin e opinionit në vazhdimësi.

Komiteti Drejtues i DHASH

KRYETARI

Prof. Dr. Maksim HAXHIA

“KLGJ injoroi propozimet tona për hartën e re gjyqësore”, paralajmërimi i Dhomës së Avokatisë: Bojkot pa afat nëse nuk plotësohen propozimet tona!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook