Kërkon largimin nga Bajerni i Mynihut, Levandovski gati të ulë edhe rrogën vetëm për skuadrën e…

Nga Spanja raportojnë se Barça e do me patjetër polakun, ky i fundit i ndodhur në një situatë të pakëndshme në Mynih mund të jetë i gatshëm për të ulur kërkesat financiare.

levandovski

Leva do një aventurë tjetër me katalanasit. Ai mund të ulë dhe pretendimet mbi pagën e tij deri në 15 milionë euro. Në fillim të negociatave, ajo ka qenë diku te 20 milionë euro për tri vite.

Kjo shifër mësohet të ketë vënë në dyshime Barçën për shkak të moshës që ka lojtari, por edhe për faktin se skuadra është duke përjetuar një krizë financiare e shkaktuar nga borxhet e shumta të klubit spanjoll.

Por në këtë pikë, ashtu si klubi dhe lojtari i Bajernit të Mynihut mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të ulin shpenzimet. Leva do të largohet me çdo kusht nga Mynihu dhe ky mund të jetë hapi i parë i zyrtarizimit të kësaj marrëveshjeje.

Arena e Lajmit


Loading…

Kërkon largimin nga Bajerni i Mynihut, Levandovski gati të ulë edhe rrogën vetëm për skuadrën e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook