Analisti Enton Abilekaj ka komentuar në “Open” deklaratat e bëra nga ish-Ambasadori I parë i SHBA në Shqipëri, Uilliam Rajerson, i cili tha se duhet ndryshuar klasa politike shqiptare.
Abilekaj e cilësoi këtë si mesazh indirekt nga SHBA, lëshuar përmes një ish-diplomati të dalë në pension. Sipas Abilekajt, e vetmja mënyrë që kjo klasë politike të largohet është përmes një drejtësie të fortë.
“Ne na vjen një mesazh indirekt nga SHBA që na thotë të ndryshojmë klasën politike. Kjo s’është e re. Këtë e themi të gjithë ne këtu. Problemi është se si reagon kjo shoqëri. Reagimi i parë është non grata. Më pas ndërhyrja nga SHBA që ky person të trajtohet si kulak. Të shkelet edhe ligji që ky njeri të largohet nga politika. Sot jemi një vit pas non gratës dhe kjo na solli pushtet. Na solli të drejta të mohuara për opozitës për të tundur non gratën.
I gjithë efekti i këtij aksioni ishte i gabuar. Aksioni solli rezultatin e kundërt me atë që u nis. Si do të bëhet? Kemi pasur shembuj, Nanon pas 14 shtatorit ku ai u detyrua të jepte dorëheqjen se SHBA-të mbështesnin Metën si kryeministër. Ne e dimë shumë mirë se sa kontakte ka Meta me SHBA-në sot. Këto ndërhyrje, janë detyrimisht të gabuara. S’janë të gabuara se pse gënjeu një diplomat. Ata nëse do të duan të ndihmojnë, do ta bënte këtë duke investuar në institucionet e vendit. Nëse s’ka mënyrë për votën e lirë nuk ikin nga politika. Vetëm forcimi i institucioneve i largon këta. Nëse s’ka terren që tendencat të forcohen s’ka për t’u bërë. Ne vuajmë Ramën dhe Metën prej ndërhyrjeve të SHBA-ve. Ata futen, thyejnë gjithçka e ne duhet të fshijmë rrëmujën”, tha Abilekeaj.
Arena e Lajmit