Ka shkëlqyer këtë sezon me Kastriotin, sulmuesi një mundësi për Vllazninë për sezonin e ardhshëm

Sulmuesi i dhënë në formë huazimi te Kastrioti, braziliani Kaina Nunjes, pritet që sezonin e ardhshëm të jetë sërish te Vllaznia.

KAINA NUNJESH 2

Edhe pse kontrata e tij mbetet të rishikohet, drejtuesit e klubit kanë menduar që t’i japin një mundësi sulmuesit 24-vjeçar për të qenë protagonist te Vllaznia.

Ai u bashkua këtë edicion me shkodranët, por u huazua në janar te Kastrioti për shkak të hapësirave të pakta, edhe pse e nisi kampionatin me gol ndaj Laçit.

Gjashtë golat e tij me krutanët kanë bindur drejtuesit për t’i dhënë një mundësi brazilianit për të treguar aftësitë e tij edhe një herë pranë ekipit, por kjo do të qartësohet më mirë pas përfundimit të sezonit.

Presidenti Xhaferi ka paralajmëruar lëvizje të rëndësishme në merkato.

Arena e Lajmit


Loading…

Ka shkëlqyer këtë sezon me Kastriotin, sulmuesi një mundësi për Vllazninë për sezonin e ardhshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook