Kreu i ri i shtetit, Klosi: Nuk ngeli njeri pa u pyetur në PS për kandidatin për president

1

Socialisti Blendi Klosi i ftuar në Open në News24 deklaroi se në PS nuk ka ngelur njeri pa u pyetur dhe dhënë mendim për kandidaturën për presidentin e ri.

Ai tha se Grupi parlamentar dhe anëtarët e partisë iu është marrë mendimi.

BISEDA NE STUDIO
Klosi:
Po detyrohemi që të kthehemi te 2007-ta. Nuk ngeli asnjë nga PS pa u pyetur. Grupi parlamentar i saj dhe kryesia u pyetëm në mbledhje të posaçëm për emrin e presidentit.

Rakipllari: Presidenti i Republikës nuk është president i Tatimeve apo doganave.

Klosi: Është kryesia e PS që merr vendimin final. CCa prisni ju?
Rakipllari: Ju prisni një person që ta thotë emrin e presidentit. Ta themi të vërteten. Ky pushtet që nuk kontrollohej nga ju, tashmë do kontrollohet nga ju (Presidenca).

Klosi:
Të gjithë deputetët, anëtarët e PS u pyetën. Se kë mendoni ju se do të ketë president. Ju keni hallin vetëm të 4 ditëve të fundit. Këto nuk janë shqetësim i publikut.

Rakipllari: Ku ta dimë ne se ai nuk është një nga ata 74 emrat që keni propozuar ju.
Klosi: Populli shqiptar votoi në 25 prill PS për të qeverisur Shqipërinë.

Kreu i ri i shtetit, Klosi: Nuk ngeli njeri pa u pyetur në PS për kandidatin për president

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook