“Presidenti i ardhshëm nuk do t’i ngjajë Ilir Metës”, Artan Hoxha: Qeveria nuk do një president luftarak që mbron Kushtetutën

Artan Hoxha1

Analisti Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ai ka sqaruar se sipas tij qeveria kërkon të ketë në këtë post një person i cili do të jetë shërbyes i së majtës dhe që nuk do të jetë luftarak në mbrojtje të Kushtetutës.

“Presidenti i ardhshëm nuk do ti ngjajë fare Ilir Metës. Di që Meta ka fituar shtatë beteja në Gjykatën Kushtetuese. Që ta duash presidentin e ri ndryshe, do të thotë që nuk do një president luftarak ndaj akteve antikushtetuese, që nxjerr herë pas here çdo qeveri.

Nga presidentët që kemi parë deri tani, pra deri tek Meta, beteja të spikatura dhe të shumta në Kushtetuese ka bërë ish presidenti Bujar Nishani dhe Ilir Meta.

Qeveria nuk do një president luftarak për të mbrojtur Kushtetutën. Pres që kreu i ri i shtetit të jetë shërbyes i të majtës”, është shprehur ai.

Arena e Lajmit

“Presidenti i ardhshëm nuk do t’i ngjajë Ilir Metës”, Artan Hoxha: Qeveria nuk do një president luftarak që mbron Kushtetutën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook