Ideja e Bajernit të Mynihut, jep Levandovskin dhe para për yllin e Barcelonës

Bajerni i Mynihut po përgatitet për një merkato intensive. Në Gjermani janë të bindur që te kampionët në fuqi do të ketë një minirevolucion në verë.

FRENKI DE JONG

Për momentin të gjithë kanë marrë pushimet dhe priten të rikthehen në fushën e stërvitjes vetëm në muajin korrik. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për drejtuesit që po punojnë pa pushim për të qenë gati për merkaton e verës.

Takime të shumta dhe konsultime me skautët të cilët kanë ndjekur lojtarë të ndryshëm që janë etiketuar si lojtarë të denjë për të veshur fanellën e bavarezëve. Me Levandovskin në ikje, Bajerni po mendon për zëvendësuesin e tij.

Kohët e fundit, skuadra gjermane ka shfaqur interes për francezin Osman Dembele, i cili me shumë mundësi mund të largohet nga Barcelona.

Emri i ri që ka qarkulluar dje është ai i holandezit, Frenki de Jong. Mesfushori i katalanasve shihet si njeriu ideal për të formuar mesfushën me Joshua Kimishin.

Bajerni po mendon të fusë në këtë tratativë edhe kartën Levandovski. E thënë më qartë, Bajerni mund të ofrojë sulmuesin polak plus “cash” për të arritur te De Jong.

Vlera e holandezit është 70 milionë euro. Një shifër e lartë kjo për gjermanët që nëse do të përfshinin tani Levën në tratativa do të paguanin vetëm 30 milionë euro për 25-vjeçarin.

Fantazisti nuk po arrin të shpërthejë për katalanasit dhe Ksavi nuk do të ishte kundër një largimi të tij. Kujtojmë që ishte ish-trajneri Ronald Kuman ai që e vuri De Jongun në qendër të projektit për Barçën, por me largimin e tij, lojtari ka humbur në fushë edhe pse ka qenë titullar gjatë sezonit.

Në Mynih, ai do të ishte lojtari ideal për skemat e Julian Nagelsmanit që pëlqen lojtarë të shpejtë dhe driblues. Aksi Barcelonë-Mynih pritet të jetë i nxehtë në merkaton e verës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ideja e Bajernit të Mynihut, jep Levandovskin dhe para për yllin e Barcelonës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook