Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen gjashtë persona dhe procedohen dy doganierë

Capture

Gjashtë persona janë arrestuar nën akuzën për futjen e mallrave kontrabandë në vend.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit Edison Cani, Altin Metani, Dorjan Zguro, Shkëlqim Memet, Zaljon Braho, dhe Erand Lami.

Katër personat e parë janë administratorë të kompanive private, ndërsa Mehmeti dhe Lami përkatësisht faturino në një linjë transporti dhe  punonjës i një poste private.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Free road”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;
– A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
– D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
– Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;
– E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. Sh. dhe S. M., punonjës të pikës doganore Morinë, Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi S. B., administrator i një subjekti privat.

Në rrugën “Jordan Misja”, në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen gjashtë persona dhe procedohen dy doganierë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook