U rikthye në koncerte pas pesë vitesh, Adele “mbulon” turmën me lekë (VIDEO)

Më 1 korrik, ylli britanik i popit, Adele, performoi në ‘Hyde Park’, Londër, që shënoi koncertin e saj të parë në pesë vjet.

Me tu ngjitur në skenë, autorja e hitit “Hello” nisi të këndojë për gati dy orë për turmën prej 65 mijë fansat që ndodheshin në koncertin e saj. Pas një mungese kaq të gjatë ajo zgjodhi që përvecse t’i argëtonte me zërin e saj edhe t’i befasonte fansat.

Ylli me famë botërore hodhi në turmë para të mbështjellura në një bluzë. Pas këtij veprimi ajo pikasi një fanse të vogël që ndodhej mbi supet e të atit. Adele iu bëri thirrje të gjithëve që këtë “dhuratë” t’ia jepnin vajzës së vogël.

“Ajo është mbi supet e babai të saj në pjesën e sipërme të gjelbër”. Bëhuni të rriturit e duhur dhe jepjani dhuratën asaj”. Adele i kërkoi vajzës që t’i tregonte me dorë nëse i kishte marrë bluzën dhe paratë. “Shko blej diçka të këndshme për ty dashuria ime”, dëgjohet të thotë Adele.

Ju kujtojmë që ky nuk do të ishte koncerti i parë i këngëtares nëse në janar ajo nuk do të kishte refuzuar një organizim në Las Vegas, vetëm 24 orë para shfaqjes me pretendimin se nuk ishte gati.

Kishte shumë nga fansat që mezi prisnin ta shikonin yllin e muzikës në Vegas, të cilët mbetën të zhgënjyer. Dhe për këtë fakt Adele ndihej fajtore. Ajo i tha turmës në Londër se e dinte se shumë njerëz ndiheshin të zhgënjyer, gjë që e vriste. Por ajo tha se “duhej” ta merrte atë vendim, pa e shpjeguar arsyjen.

U rikthye në koncerte pas pesë vitesh, Adele “mbulon” turmën me lekë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook