“Na pret një verë e gjatë, të bëjmë historinë në Europë”, Najdovski: Firmosa me Tiranën, sepse ekipi ka karakter kampionësh!

Drejtuesit e Tiranës kanë arritur të bindin një nga pikat kryesore të skuadrës, 29-vjeçarin nga Shkupi, i cili kontribuon si në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë. Bisedimet mes palëve kanë nisur prej kohësh, por janë finalizuar gjatë së martës. “Panorama Sport” ka mësuar se fillimisht ka pasur mosdakordësi mes palëve për sa i përket afatit të rinovimit të kontratës, që pa dyshim do të vinte edhe me rritje të termave financiarë. “Edhe pse ishim larg marrëveshjes së re, në momentin e fundit ata lëshuan pe, duke më plotësuar kërkesat, pas të cilave firmosa kontratë dyvjeçare”, thotë Najdovski. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi zbulon rinovimin dhe përse vendosi të ishte pjesë e bardhebluve.

FILIP NAJDOVSKI

Filip, së pari urime për firmën me Tiranën?

Faleminderit për urimin.

Përse vendosët që të firmosnit me Tiranën edhe për sezonin e ri futbollistik?

Do të më shihni në fanellën e Tiranës për dy vitet e ardhshme. Zgjodha Tiranën për shkak të madhësisë së klubit, sepse u pranova dhe u vlerësova shumë nga drejtuesit e klubit, stafi profesional. Nga ana tjetër, edhe pse thjesht ndihem mirë në Tiranë.

Dimë që keni pasur shumë oferta. Në një moment ishit larg bardhebluve. Çfarë ndodhi?

Epo, ka pasur oferta të tjera. Personalisht kam dashur që situata të zgjidhet sa më shpejt, që të kem kohë të pushoj nga sezoni i vështirë dhe të filloj përgatitjet për Champions League. Realisht për këtë verë nuk kemi shumë kohë.

Çfarë prisni nga Europa? Ju keni qenë pjesë e një skuadre që u kualifikua deri në turin e katërt të Europa League…

Më pret ose më saktë na pret një verë të gjatë dhe e suksesshme, nëse ne dimë ta menaxhojmë mirë në fushën e lojës dhe japim maksimumin. Sigurisht që kjo skuadër ka treguar cilësi gjatë këtij viti, si ekip ashtu edhe individual.

Çfarë e bëri këtë skuadër që të dilte kampione pa e vënë asnjëherë në dyshim titullin?

Mbi të gjitha, skuadra ka treguar se ka karakter kampionësh, ndaj besoj te kjo skuadër, se mund të bëjë shumë në kompeticionet europiane. Madje, të hyjë në fazën e grupeve të Conference League.

Titulli i sivjetshëm, por edhe forca e skuadrës mund të jenë pikënisja e një cikli për skuadrën e Tiranës duke dominuar kampionatin shqiptar?

Sigurisht që vitin e ardhshëm do të “sulmojmë” trofeun, kur vjen puna te klubi Tirana pritet që skuadra të luftojë për titullin kampion.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

“Na pret një verë e gjatë, të bëjmë historinë në Europë”, Najdovski: Firmosa me Tiranën, sepse ekipi ka karakter kampionësh!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook