Moderatorja e njohur zbulon se nuk ka qenë kurrë në Dubai për një arsye të veçantë

Jemi mësuar shpesh që në profilet e mediave sociale të personazheve të njohura të shohim foto nga destinacione të ndryshme dhe luksoze. Mes tyre një vend shumë i frenkuentuar është Dubai. Mirëpo, jo për moderatoren e njohur nga Kosova Qëndresa Krelani.

Kjo e fundit tregoi sot në ‘Fftesë në 5’ se nuk ka qenë kurrë në Dubai. Qeqa zbuloi se i pëlqen të vizitojë destinacione të ndryshme në Shqipëri dhe mes tyre plazhi i saj i preferuar është Velipoja.

“Pavarësisht se kemi luksin të shkojmë dhe të jemi prezentë nëpër plazhet më luksoze të Shqipërisë unë jam modeste dhe për shembull kur isha tani, shkova në Velipojë. Kam qëndruar për 10 ditë dhe i ngacmoja shoqet e mia që pëlqejnë të shkojnë në Dubai. Dhe unë iu them: “E kam gjetur Dubain tim dhe është ‘Velipaj’. Nuk kam qenë kurrë në Dubai sepse e kam gjetur vendin tim që e quaj Velipaj dhe është Velipoja”.- tha ajo me humor.

E përtej gjithë dashurisë që ajo ka për Shqipërinë, situatat e çuditshme dhe të sikletshme nuk i kanë munguar. Qeqa ka zbuluar një prej tyre vite më parë në Durrës. Moderatorja tregoi se një pronar hoteli e ka përzënë për shkak se ai ishte tifoz i Teutës dhe ajo e Vllaznisë.

“Vjen djali pronait dhe më thotë: “Ti je Qeqa Krelani? Tifoze e Vllaznisë? Nuk të shërbej as ujë, as ushqim, mos gabo t’i përdorësh shezlongët këtu. Ik nga plazhi im.” Ai kishte qenë tifoz i çmendur i Teutës dhe e ksihte marrë personale që disa herë kam thënë që e mbështesë Vllazninë. Më përzuri vetëm për këtë gjë dhe jam ndjerë shumë keq dhe e ofenduar. U largova dhe bika në një hotel tjetër.”– tregoi ajo.

Moderatorja e njohur zbulon se nuk ka qenë kurrë në Dubai për një arsye të veçantë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook