Numër rekord kërkesash për finalen e Tiranës, Roma bën të vetën dhe hap “Olimpico”-n për…tifozët

“Përveç Tiranës, zëri ynë do të jetë edhe në ‘Olimpico’”. Kjo është komunikata zyrtare e klubit të Romës në lidhje me finalen e datës 25 maj. Roma është gati të hapë stadiumin për të gjithë tifozët e saj në atë ditë kundër Fejnordit.

stadio-olimpico

Kështu që, në stadium do të vendosen ekrane gjigante, ku tifozëve do t’u duket sikur lojtarët janë përballë syve të tyre. Përveç kësaj, kjo lëvizje shihet edhe si një burim të ardhurash sepse është e sigurt që “Olimpico” do të mbushet atë ditë.

Prandaj, klubi i Romës ka menduar që hyrja për tifozët me abone do të jetë vetëm 5 euro, ndërsa për ata që nuk janë të abonuar për gjithë sezonin do t’u duhet të paguajnë 10 euro.

Arena e Lajmit


Loading…

Numër rekord kërkesash për finalen e Tiranës, Roma bën të vetën dhe hap “Olimpico”-n për…tifozët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook