Juventusi ka vendosur që të bëjë një revolucion të mirëfilltë gjatë kësaj vere dhe pas Kielini e Dibala, i treti emër i njohur që do të largohet nga radhët e bardhezinjve në verë është Federiko Bernardeski. Mesfushori është në fundin e kontratës së tij me klubin bardhezi, por nuk do t’i ofrohet rinovimi i marrëveshjes.
Bardhezinjtë kanë përqendruar të gjithë vëmendjen e tyre për mesfushën e të ardhmes te Ivan Perishiç që duan t’ia rrëmbejnë Interit e kështu janë gati të sakrifikojnë Bernardeskin për të lehtësuar financat e tyre. Futbollisti është në fund të kontratës dhe Juventusi nuk ka ndër mend të rinovojë me një lojtar i cili nuk do të jetë titullar në sezonin e ardhshëm, edhe pse është një emër i cili figuron shpesh në listën e Italisë së Mançinit.
Kështu, palët janë ndarë me mirëkuptim dhe sipas mediave italiane, vendimi do të zyrtarizohet ditën e hënë, pasi të jetë mbyllur plotësisht sezoni në Itali.
Arena e Lajmit
Loading…