Fotoja e fundit e Justin dhe Hailey Bieber i bëri të gjithë të mendojnë: Ka ardhur koha për një bebe?

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey nuk mund të mos e shprehnin publikisht dashurinë për djalin e porsalindur të mikut të tyre Jason Kennedy, Ryver Rhodes, të cilin ata e quajnë si ‘nipin e tyre’.

Ylli kanadez dhe modelja ndan një foto me të voglin në krah teksa i dhuronin një puthje. Në fund të prillit, Justin ndau një foto me Ryver me një mbishkrim të ëmbël duke u zotuar se do ta mbrojë  të voglin për jetë. Gjatë një interviste me Access Hollywood në maj, Justin u shpreh se ka pasur gjithmonë ‘dashuri për fëmijët’.

“Është pastërti – ju i shikoni ato, janë një mrekulli,” shpjegoi ai. Në fillim të këtij viti, Hailey foli për planet e saj për të zgjeruar familjen ndërsa tha për WSJ Magazine: “Mendoj se në dy vitet e ardhshme do të përpiqeshimtë kemi një fëmijë. Nuk e di se sa kohë do të zgjasë ky proces. Padyshim që nuk ka fëmijë këtë vit, kjo do të ishte paksa e ethshme, mendoj. Ka një gjë që u ndodh femrave kur martoheni. Të gjithë supozojnë se është: ‘Së pari vjen dashuria, pastaj vjen martesa, pastaj vjen fëmija,’ shpjegoi ajo. ‘Epo, po në lidhje me gjërat që dua të realizoj në karrierën time? Jam ende e re’.

Justin dhe Hailey u takuan në vitin 2009 pasi babai i saj Stephen Baldwin i prezantoi. Ata u bënë miq dhe u takuan për një kohë të shkurtër në fillim të vitit 2016 para se të ndaheshin. Ai vazhdoi të takohej me Sofia Richie dhe për pak kohë u ribashkua me ish-të dashurën Selena Gomez. Justin dhe Hailey u ribashkuan në maj 2018 dhe u fejuan më 7 korrik 2018. Zogjtë e dashuruar u martuan në një gjykatë në New York në shtator 2018. Ata realizuan më vonë dasmën në Karolinën e Jugut më 30 shtator 2019.

Fotoja e fundit e Justin dhe Hailey Bieber i bëri të gjithë të mendojnë: Ka ardhur koha për një bebe?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook