Zhoze Murinjo nuk e ka fshehur asnjëherë pretendimin se ekipi i tij është në disavantazh për finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, pasi nuk ka kohë në dispozicion pas përfundimit të kampionatit italian, ndërsa Fejnord do të ketë një javë e gjysmë pushim që nga mbyllja e kampionatit holandez. Deklarata të cilat nuk i kanë pëlqyer Arne Slot, trajnerit të Fejnord, i cili duke folur para mediave në grumbullimin e skuadrës së tij në Algarve të Portugalisë, ka theksuar se pushimi i gjatë nuk i bënte mirë ekipit.
“Unë mund të flas për situatën tonë dhe për ne është e vështirë të mos luajmë për një javë e gjysmë. E kemi mbyllur kampionatin, nuk do të jetë e lehtë të gjejmë përsëri ritmin e ndeshjes dhe freskinë në stërvitje. Duhet të gjejmë të njëjtën ndjesi loje që kemi pasur gjatë gjithë sezonit brenda kësaj një jave e gjysmë.
Mendoj se Liga në Itali ka ndihmuar Romën duke e lëvizur ndeshjen me Torinon të premten, kështu do të kenë kohë që të përgatitin finalen. Gjithsesi, sipas meje këto ndeshje përgatiten në 40 javë, jo në 3-4 ditë”, tha trajneri i Fejnord.
Arena e Lajmit
Loading…