Teksa sot PS nxjerr emrin e kandidatit për president, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një farsë elektorale këtë proces. Berisha është pyetur nga gazetarët se si i dukej nëse kandidate e PS për presidente do të ishte Majlinda Bregu.
Ai nuk i kurseu elozhet për Bregun, ndërsa theksoi se është një figurë e respektuar e PD që tashmë është në fushën e politikës dhe diplomacisë.
“Më pyet për PD, mos më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është figurë e respektuar e PD. Tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë, por sot jam këtu pikërisht për këto që dëgjuat. Pse doni të klononi lajmim tim?!”, tha ai.
Arena e Lajmit