Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur me thikë një 38-vjeçar. ngjarja ndodhi në Elbasan.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B.L.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. L., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë shtetasin F. K., 38 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arena e Lajmit