“Sunny Hill” mes Tiranës e Prishtinës/ Veliaj tregon si u arrit zgjidhja dhe biseda me babain e Dua Lipës

Zhvendosja e “Sunny Hill Festival” nga Prishtina në Tiranë shkaktoi reagime dhe hipoteza të shumta.

erion veliaj dua lipa

Për të shuar “zjarrin” e ndezur, u gjet një zgjidhje për të mbajtur festivalin kur performojnë emra të njohur botërorë në të dy kryeqytetet.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se nuk është bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me këtë çështje në Kosovë, duke shtuar se krenohet me çdo gjë të bukur që ndodh atje.

Veliaj shtoi se vendimi për të transferuar festivalin në Tiranë, përsa kohë s’do mbahej në Prishtinë, ishte më i mirë se sa të zhvillohej në ndonjë shtet tjetër.

Kreu i Bashkisë Tiranë tregoi bisedën me babain e Dua Lipës, Dukagjinin ku zbuloi detaje nga diskutimi i tyre.

“I thashë ndoshta ia vlen të vazhdojë në Prishtinë dhe pastaj në Tiranë e të qetësohej fryma negative që u shkaktua, në vend që t’i hedhim benzinë zjarrit gjetëm këtë zgjidhje”, u shpreh ai.

Ndërsa tregoi se pas Dua Lipës një yll tjetër shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të vijë të performojë në Tiranë.

Erion Veliaj: S’jemi pjesë e debateve dhe diskutimeve në Kosovë. Krenohemi me çdo gjë të bukur që ndodh në Kosovë. Kur u vendos të transferohej në Tiranë, për sa kohë s’do ndodhte atje, pse jo këtu, më mirë se diku tjetër.

Ata që reaguan në mënyrë agresive është e njëjta Tiranë që priti kosovarët, s’po bëhet në Moskë. Një pjesë e tyre kanë pasur prindërit e tyre në vitet e luftës.

Se fiton asnjë njeri betejën politike duke vendosur vëllezërit dhe motrat e të njëjtit komb të cyten me njëri-tjetrin.

Fola me Dukagjinin dhe i thashë ndoshta ia vlen të vazhdojë në Prishtinë dhe pastaj në Tiranë e të qetësohej fryma negative që u shkaktua, në vend që t’i hedhim benzinë zjarrit gjetëm këtë zgjidhje.

Do kemi aktivitete të tjera, do jetë Rita Ora në Tiranë. Noizy dhe skuadra e tij do sjellë në gusht emra të njohur. Tirana do jetë plot me jetë. Nëse do shfrytëzojmë fuqinë që kemi për të shëruar plagët që hapën pa shkak, ka dështuar kundërvënia mes shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Jeta kulturore do vijë dhe do shtohet. Pjesa më e bukur është përpara. Tiranë do jetë kryeqyteti i Rinisë.

“Sunny Hill” mes Tiranës e Prishtinës/ Veliaj tregon si u arrit zgjidhja dhe biseda me babain e Dua Lipës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook