Policia ka zbarkuar në terren, ku po ndërmerr një aksion për drogë në të gjithë vendin. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Mësohet se aksioni i policisë, që janë kontrolle të përjavshme që bëhen në zonat e cilësuara si risk, është shtrirë në Shkodër, Malësi të Madhe, Krujë, Vlorë dhe Tepelene.
Çelmeta raporton për BW se në aksion janë vënë edhe 38 drone si dhe 1324 punonjës policie.
Kujtojmë se Policia e Shtetit i ka kërkuar OSHEE edhe një hartë të riskut për vjedhjen apo humbjet e energjisë elektrike, që vidhet duke u përdorur në shtëpitë e kultivimit të drogës dhe kriptomonedhat.
Arena e Lajmit