U luajtën mbrëmjen e sotme 3 sfidat e vlefshme për javën e parafundit të Premier Ligës. Evertoni i Frenk Lampard regjistroi një përmbysje të çmendur ndaj Kristal Palas, duke kthyer sfidën nga 0-2 në 3-2, duke siguruar matematikisht mbijetesën.
Ndërkohë Çelsi me barazimin ndaj Lesterit në shtëpi, ka siguruar vendin e tretë në renditje, pas Sitit dhe Liverpulit. Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme, Aston Vila dhe Bërnlei ndanë pikët.
Sa i përket kronikës së ndeshjes së zhvilluar në “Stamford Bridge”, të parët shënuan “Dheprat” me Madison në minutën e gjashtë, ndërsa për vendësit barazoi Markos Alonso në të 34-tën.
Për sa i përket Evertonit, me 39 pikë të grumbulluar, është e pamundur që skuadra e Lampardit të arrihet nga Lids Junajtid (35 pikë), kur ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm raundi i fundit i ndeshjeve në Premier League.
PREMIER LEAGUE
Everton- Kristal Palas 3-2
Kean 54′, Riçarlison 75′, Kalvert-Luis 85′ / Mateta 21′, Ajeu 36′
Çelsi-Lestër 1-1
Alonso 34′ / Madison 6’
Aston Vill-Bërnli 1-1
Buendia 48′ / Barnes (pen.) 45′
Arena e Lajmit
Loading…