Forma e shkëlqyer, mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet në formacionin e vitit

Shqiptarët janë në modë në Hungari. Pasi Uzuni e “pushtoi” ligën hungareze në sezonin e shkuar, stafetën për të qenë mes më të mirëve e merr Herdi Prenga.

prenga

Mbrojtësi, i cili aktivizohet te Kisvarda, nënkampione e Hungarisë, është vlerësuar me një vend në formacionin më të mirë të sezonit. 27-vjeçari është aktivizuar në 27 ndeshje në kampionat dhe përveç faktit që ka qenë një pikë referimi në mbrojtje, ka arritur të shënojë edhe një gol.

Prenga-top-11

Prenga herë pas here është grumbulluar edhe në Kombëtare nga trajneri Reja. Ai te Kisvarda është shok skuadre me Jasir Asanin, i cili gjithashtu ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv, duke i dhënë pikë të rëndësishme skuadrës me golat e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Forma e shkëlqyer, mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet në formacionin e vitit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook