E BUJSHME! Pogba-Siti, mbetej vetëm firma në kontratë. Por pastaj francezi u frikësua

Pol Pogba ka qenë shumë pranë firmës me Mançester Sitin për t’u transferuar si futbollist me parametër zero nën urdhrat e Pep Guardiolës nga Mançester Junajtid. Lajmi i bujshëm vjen nga Anglia ku shpjegohet se mbetej vetëm firma në kontratë pasi ekzistonte edhe akordi financiar, para se lojtari të bënte prapakthehu.

pogba guardiola

Sipas “The Times”, Pogba kishte pranuar që të zhvendosej te Siti dhe kishte kontaktuar drejtuesit e kësaj skuadre duke gjetur shpejt marrëveshjen financiare duke ruajtur pak a shumë të njëjtat parametra të pagës si te Mançester Junajtid. Por më pas, futbollisti kishte lajmëruar drejtuesit e Sitit se një transferim i tillë nuk mund të kryhej, duke iu frikësuar reagimeve të tifozëve të Mançester Junajtid.

Raportohet se ai ka thënë që jeta e tij në Mançester do të bëhej “e padurueshme” për shkak të reagimit që do të kishte nga gjysma e kuqe e qytetit ndaj kishte zgjedhur që të vazhdonte karrierën diku tjetër. Lojtari i fundit me emër që kishte kaluar nga Mançester Junajtid te Mançester Siti ishte Karlos Tevez në vitin 2009 dhe ai u bë menjëherë një personazh i urryer për një pjesë të madhe të qytetit.

Arena e Lajmit


Loading…

E BUJSHME! Pogba-Siti, mbetej vetëm firma në kontratë. Por pastaj francezi u frikësua

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook