PS hap sot “dosjen”, kush do të jetë emri i Presidentit të ri që do të zgjidhet mes 10 kandidatëve?!

Presidenca 2 675x450 1

Kupola drejtuese e Partisë Socialiste, mazhoranca qeverisëse e vendit është mbledhur sot për të përcaktuar cili do jetë kandidati i saj për President të Republikës.

Do të jetë pikërisht kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së ai që do të nxjerrë emrin e presidentit, që do të jetë pasardhës i Ilir Metës.

Po cilët janë emrat e përfolur deri tani, megjithëse nga ana e zyrtarëve të PS nuk ka pasur emra konkretë. Gazetari Gjençaj raportoi se ka një listë prej 10 emrash deri tani.

“Ka një listë me 10 emra që do të hidhen për diskutim në kryesinë e PS dhe më pas do të dilet me një emër konkret. Emrin më pas do ta dërgojë në grupin e saj parlamentar, i cili do të mblidhet paraditen e nesërme rreth orës 10:00 nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme. Kushtetuta përcakton se duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës. Më pas firmat do depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë. Afati maksimal i cili është përcaktuar në konferencën e fundit të kryetarëve është vendosur ora 12:00 e ditës së nesërme e më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, i cili do të shqyrtojë kushtetueshmërinë, kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS, për t’iu drejtuar në orën 18:00 seancës së posaçme parlamentare për raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuta përcakton që në këtë raund, Presidenti zgjidhet me minimumi 71 vota”, tha gazetari Gjençaj.

Arena e Lajmit

PS hap sot “dosjen”, kush do të jetë emri i Presidentit të ri që do të zgjidhet mes 10 kandidatëve?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook