Kreu i PD Sali Berisha, u shpreh se nuk mund të tolerohet abuzimi me qytetarët. I ndalur tek procesi për zgjedhjen e presidentit Berisha tha se kryeministri Edi Rama nesër do të zgjedhë 100% kukullën e tij.
Më tej shtoi se partia duhet të fillojë që nesër një debat për të gjitha çështjet, duke shtuar: “Partia të dalë në fushë betejë, Nuk mund të lozet në fatet e shqiptarëve”,.
“Pavarësisht nga të gjitha presionet dhe të gjitha ndërhyrjet u konfirmuar mbi 44 mijë luftëtarë që iu përgjigjen çdo thirrje të PD. E kam thënë dhe e them se kjo është një shifër shumë e madhe dhe ndër më të mëdhatë për një Parti Demokratike. Kërkoj nga drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë Kryesitë dhe seksionet e partive dhe të zhvillojnë debat të hapur. Me pjekuri të madhe politike , të gatshme për t’ju përgjigjur çdo sfidë, nesër Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri, zgjedh kukullën e tij. Nuk do të pranoj kurrë këtë plaçkitje të shqiptarëve dhe këtë shkelmim para botës së qytetarëve”, tha më tej Berisha.