I kaloi topin poshtë këmbëve Çalhanoglusë në derbi, Brahim Diaz: E studiova dhe e doja atë moment

Hakan Çalhanoglu kaloi katër vite te Milani (2017-2021), pas të cilave nuk pranoi që të rinovonte nëse nuk i dyfishohej rroga dhe u largua me parametër zero, për më shumë duke tërbuar edhe tifozët kuqezinj, pasi zgjodhi kushërinjtë e urryer për t’u “parkuar”.

Screenshot-2022-03-02-at-09.09.31

Madje, ky gjest nuk zhgënjeu vetëm ultrasit, por edhe një prej futbollistëve të Milanit, Brahim Diaz. Të gjithë e mbajnë mend në fazën e parë, kur Çalhanoglu zhbllokoi sfidën duke shënuar nga pika e penalltisë për 1-0 e Interit dhe festoi golin. Nga stoli “xhuxhi magjik” i kuqezinjve nuk ngurroi që të çohej (nga aty e nisi ndeshjen, përpara se të frymëzonte dy golat e përmbysjes së Zhirusë) dhe ta ofendonte ish-shokun e skuadrës për sjelljen aspak sportive kundrejt ish-ekipit.

Madje, edhe në fazën e dytë, fantazisti i Milanit kishte përgatitur një tjetër “surprizë”, një tjetër hakmarrje ndaj futbollistit turk, siç e pranoi vetë në një intervistë për “WeFox”, sponsori i televizionit të Milanit: “Benaser më pasoi topin dhe unë kam vesin që të shoh përreth përpara se të stopoj sferën.

Pashë që prapa shpatullave të mia kisha pak hapësirë, prandaj e kontrollova topin dhe u ktheva. Në atë pikë pashë menjëherë që po afrohej me shumë shpejtësi Çalhanoglu dhe ky ishte momenti që po prisja.

Teksa vraponte i pashë edhe se si kishte pozicionuar këmbët, hapësirë kishte dhe në atë pikë bëra atë që kisha menduar, kisha dëshiruar në atë fraksion sekonde. Ia kalova topin poshtë këmbëve dhe e lashë në vend. Më pëlqeu kjo gjë dhe e shijova, pasi të tilla lëvizje janë ato që më frymëzojnë, janë arsyeja pse zgjodha të bëja këtë sport”, përfundoi Diaz.

Arena e Lajmit


Loading…

I kaloi topin poshtë këmbëve Çalhanoglusë në derbi, Brahim Diaz: E studiova dhe e doja atë moment

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook