“Tërboi” Kupën e Kombeve të Afrikës, arbitri që mbylli ndeshjen 5 minuta më shpejtë zgjidhet të gjykojë në Botërorin e Katarit

Gjyqtari nga Zambia, Xhani Sikazue, i cili është një nga gjyqtarët që mori një famë të madhe në Kupën e Kombeve të Afrikës të këtij viti, është përzgjedhur një prej 36 arbitrave që do të vendosin drejtësi në Botërorin e Katarit.

Janny-Sikazwe

Ky vendim i ka habitur fansat e futbollit, pasi Sikazue u kritikua për gjykimin e tij në sfidën Tunizi-Mali, bëri disa gabime të shumta dhe njëra prej tyre ishte kur mbylli sfidën në minutën e 85’ dhe më pas sërish, në minutën e 89:50, edhe pse sfida ishte ndaluar disa herë.

Gjithashtu FIFA ka përzgjedhur dhe 35 gjyqtarë të tjerë për këtë Botëror, ku si asnjëherë më parë, do të ketë dhe tre gjyqtare femra, të cilat janë: Stefania Frapart, Salima Mukansanga dhe Joshimi Jamashita.

Arena e Lajmit


Loading…

“Tërboi” Kupën e Kombeve të Afrikës, arbitri që mbylli ndeshjen 5 minuta më shpejtë zgjidhet të gjykojë në Botërorin e Katarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook