Arrijnë t’i parashikojnë 7 ditë përpara se të ndodhin, teknologjia është “arma sekrete” e këtij Liverpuli

Liverpuli ka një armë “sekrete” të cilën po e përdor për të fituar gjithçka këtë sezon. Jyrgen Klop dhe skuadra e tij kanë zhvilluar 61 ndeshje deri tani dhe do të kenë edhe dy të fundit përpara se të mbyllet sezoni. Dhe për të menaxhuar një ngarkesë të tillë fizike, “Reds”-at përdorin teknologjitë më inovative, e cila këtë sezon ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

liverpul

Liverpuli ka reaguar pas sezonit të vështirë 2020-‘21, kur regjistruan një numër rekord dëmtimesh dhe kanë firmosur një kontratë me një kompani të inteligjencës artificiale “Zone7”, me bazë në “Silicon Valley”, qendrën botërore të teknologjisë së lartë dhe inovacionit në Kaliforni. “Zone7” ka krijuar një aplikacion, i cili i lejon stafit të përcaktojë rrezikun e dëmtimeve gjatë gjithë sezonit dhe më pas rekomanduar përgjigjet e duhura për gjendjen fizike të çdo futbollisti. “The Telegraph” raporton se përdorimi i këtij aplikacioni, të quajtur “AI Tool”, ka ulur me më shumë se 1/3-ën numrin e ditëve të lojtarëve të dëmtuar dhe Liverpuli do të vazhdojë ta përdorë këtë pajisje edhe në dy vitet e ardhshme në ekipet e moshave dhe femrave.

Përmes një algoritmi, aplikacioni monitoron forcën, gjumin, fleksibilitetin dhe sinjalet e stresit. Kjo, e kombinuar bashkë me informacionin numerik të minutave të luajtura, krijon të ashtuquajturat “sinjale rreziku”, të cilat përdoren për të ulur shifrat e dëmtimeve të mundshme, duke u paraprirë atyre përpara se të ndodhin. “Programi mund të simulojë skenarë optimalë të përditësuar ditë pas dite duke treguar se si shkon trendi i ngarkesës së lojtarit dhe kështu minimizon edhe rrezikun e dëmtimit. Ndonjëherë duhet ulur ngarkesa, duhet vrapuar më pak, duhen bërë më pak sprinte. Ndonjëherë lojtari mund të jetë pa stërvitjen e duhur dhe kërkohet punë shtesë. Të gjitha këto i tregon programi”, tregon drejtori i “Zone7”, Tal Braun për “Telegraph”.

Mbrojtja e Liverpulit u prek nga dëmtimet në masë sezonin e shkuar, veçanërisht në qendër të repartit. Van Dajk, Matip dhe Gomez humbën të gjithë sezonin pas dëmtimeve të rënda në gju. Ndërsa Fabinjo dhe Tiago patën probleme muskulore. Por këtë sezon, Klop ka qenë shumë i kënaqur me këtë pjesë. Ai ka thuajse një skuadër të plotë në dispozicion edhe në fund të këtij sezoni. Sepse teknologjia e “Zone7” mund të parashikojë 70% të dëmtimeve 7 ditë përpara se ato të ndodhin.

DËMTIMET:

545353

Arena e Lajmit


Loading…

Arrijnë t’i parashikojnë 7 ditë përpara se të ndodhin, teknologjia është “arma sekrete” e këtij Liverpuli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook