Presidenti i ri, mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Balla: Kandidati i propozuar plotëson kriteret

Balla9

Është mbledhur këtë të shtunë grupi parlamentar i PS, pas propozimit të kandidatit për presidentin të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj.

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, tha se kandidati i propozuar nga PS i përmbush të gjitha kriteret.

“Institucioni Presidentit që i shërben funksionimi demokratik të shtetit , dhe duke vlerësuar përgjegjësinë në propozimin e kandidatit për president, me qëllim përmbushjen e pritshmërive dhe të mishërojë vlerat më të mira të popullit, Kryesia e PS propozon zotin Bajram Begaj. Begaj plotëson kushtet”, tha Balla, duke shtuar: “Ne si grup parlamentar do t’i nënshtrohemi procedurave parlamentare me besimin se kjo kandidaturë do të mbështetet dhe nga deputetët e tjerë të Kuvendit të Shqipërisë.”

Ndërkohë kandidati i propozuar nga Kryesia e PS-së për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj ka depozituar kërkesën e dorëheqjes nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i ri, mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Balla: Kandidati i propozuar plotëson kriteret

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook