“Më iku një zemër”, rrëfimi rrëqethës i babait të Aleksandër Sadikaj: E quaj veten fajtor sepse…

Shperthimi Me Tritol Aleksander Sadikaj 1 770x384

Babai i Aleksandër Sadikaj që u vra në një atentat me eksploziv në makinën e tij në Tiranë ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24.

“Ngriti biznesin por me mua shteti mund të bëjë gjithçka mund të më hyjë në themel në Greqi apo Angli por me çunin duhet të më gjejë shkaqet.

E quaj veten fajtor për pasurinë që i lash, e futa në këto rrethana.

Shoqërinë nuk e njoh, njoh shumë pak shokë, shumë të mirë të sjellshëm të respektueshëm. Nuk kam ndenjur shumë tek ai sepse këto 8 vite isha shumë i zënë sepse duhet të ushqeja dy fëmijët e tjerë.

Pas divorcit me nënën e Aleksandrit, i kam ruajtur marrëdhëniet normale.

I kam pasur do ti kem sido që të vejë puna marrëdhënie të mira edhe me çupën. Më iku një zemër, kam edhe tre të tjerë, do t’i ruaj se s’bën.

Të paktën ato në media mos mi tregoni se nuk i shoh e nuk i dëgjoj dot. Nuk e shoh dot fare as televizorin’, është shprehur ai.

“Më iku një zemër”, rrëfimi rrëqethës i babait të Aleksandër Sadikaj: E quaj veten fajtor sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook