Të fshehura në një garazh/ Detaje nga operacioni me 1 të arrestuar në Tiranë, ja sa armë zjarri u gjetën

Tirane Policia 1 1024x576

Zbulohet tjetër arsenal armësh në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se arsenali i armëve është zbuluar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Deri tani nga operacioni ka një person të arrestuar. Gjithsej mësohet se janë sekuestruar rreth 10 armë zjarri. Armët janë gjetur në një garazh në zonën e Liqenit të Thatë.

Disa ditë më parë Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit në Tiranë. Dhjetëra pistoleta, silenciatorë, municion luftarak dhe pjesë për modifikimin e tyre janë sekuestruar nga policia në një banesë në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez, ku sipas policisë ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit.

Të fshehura në një garazh/ Detaje nga operacioni me 1 të arrestuar në Tiranë, ja sa armë zjarri u gjetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook