Zbardhen detaje të reja nga e shkuara kriminale e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, që u hodh në erë me tritol në Tiranë.
Më herët “BalkanWeb” ka njoftuar për të shkuarën kriminale të 27-vjeçarit në Greqi, ndërsa sot burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se autoritetet greke kishin dërguar më parë një letër porosi në Shqipëri për 27-vjeçarin Sadikaj.
Sadikaj ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet greke për grabitje, vjedhje e plagosje dhe në Greqi përdorte emrin Aleksandër Kalemi.
Arena e Lajmit