Lezhë/ Droni zbulon kanabisin e mbjellë në pyje, shpallet në kërkim 27-vjeçari

0c4cee92 7e32 4102 A5e4 E07e2a7a6dee

Policia e Lezhës ka përfunduar operacioni “Space”, ku me anë të përdorimit të dronit në fshatin Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Policia ka kryer identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit me iniciale F. P., 27 vjeç, banues në fshatin Lalm, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/ Droni zbulon kanabisin e mbjellë në pyje, shpallet në kërkim 27-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook