“Dielli im”/ Elia Zaharia ndan foton e ëmbël me princeshën Geraldinë

Ndonëse postimet e saj nuk janë të shpeshta në rrjetet sociale, publiku kurdoherë ka interes të dijë detaje nga jeta private.

Po flasim për Elia Zaharian, bashkëshorten e Princ Leka, e cila ka ndarë me ndjekësit imazhin e ëmbël me princeshën e vogël. Aktorja ka postuar në faqen zyrtare në Instagram një imazh ku duket përdore me të bijën, Geraldinën.

“Me diellin tim të vogël që më shkrin zemrën”,-shkruan Zaharia krahas fotos bardhë e zi.

Ju kujtojmë që Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të parë më 22 tetor të vitit 2020. Çifti mbretëror u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e stërgjyshes, Geraldinë.

Lajmi i lindjes së saj mori edhe vëmendjen e mediave të huaja, që shkruajtën për ardhjen në jetë të vogëlushes. Ndër to ishte edhe media e njohur britanike, “Daily Mail”.

“Dielli im”/ Elia Zaharia ndan foton e ëmbël me princeshën Geraldinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook