Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Policia e Himarës ka shpallur në kërim një 41-vjeçar pasi akuzohet se ka ndërtuar pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi G. Sh. kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit, pa lejen e organeve kompetente.

Në bashkëpunimin me strukturat përgjegjëse të bashkisë Himarë u morën masat për prishjen e ndërtimit pa leje, me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u shpall në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi G. Sh., 41 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook