Kush është modelja e njohur që u grabit tre herë brenda 24 orëve në ishullin indonezian

Një modele australiane tregonte për mediat vendase sesi pushimet e saj në ishullin e Bali u kthyen në një makth teksa ajo dhe shoqja e saj u grabitën tre herë brenda natës.

26 vjeçarja, Geena Coulson nga Brisbane, ishte javën e kaluar në një udhëtim një-javor në Bali kur grabitësit i zbrazën llogarinë bankare dhe i morën celularin nga dora.Teksa kishte mbetur pa para dhe e vetmuar vendasit i thanë se duhet të paguante ryshfet në polici që ata të hetonin.

Ato morën dy motorë-taksi dhe shoqja e saj po ndihmonte shoferin të përdorte instruksionet e Google Maps në celularin e tij. Një mbrëmje teksa po shkonin në një festë, një hajdut i tërhoqi celularin nga dora e shoqes së Geena Coulson dhe u largua.

“Shoferi që po ndiqte hajdutin e celularit po ecte me rreth 100 km/orë dhe shoqja ime ishte e tmerruar.”-u shpreh modelja.

Por kur shoferi i Coulson mbërriti në vendngjarje, një tjetër hajdut në motoçikletë u shfaq dhe i rrëmbeu celularin dhe modeles australiane.
Pasi u kthyen në dhomë vajzat zbuluan se hajduti kishte zbrazur llogarinë bankare, ku kjo e fundit kishte ndodhur prej kopjimit të kartës së saj të bankës që e kishte përdorur më herët në një automat.

Modelja e njohur tregon se si u grabit tre herë në 24 orë në ishullin indonezian të pushimeve

Kush është modelja e njohur që u grabit tre herë brenda 24 orëve në ishullin indonezian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook