Benzema karikon Realin përpara finales: Mundim Betisin dhe më pas bëhemi gati për Liverpulin

Nëse Reali i Madridit ka fituar Superkupën e Spanjës, titullin kampion dhe është në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit, pa diskutim që një meritë e madhe i shkon kapitenit Karim Benzema.

Karim Benzema

Francezi ka qenë thjesht i shkëlqyer në këtë sezon, më i miri në histori për të. Pasaporta e tij është 44 gola në 44 takime si dhe 15 pasime për gol. Askush nuk ka bërë më mirë se ai. Falë paraqitjeve të shkëlqyera mes kampionatit spanjoll dhe Champions-it, ai është shpallur lojtari më i mirë për muajin prill. Prilli ka qenë me bollëk për sulmuesin, i cili arriti të shënonte 10 gola në 8 takime të luajtura muajin e kaluar. Por kryegolashënuesi i kampionatit spanjoll nuk e ka përfunduar ende misionin e tij në këtë sezon. Përpara tij dhe Realit është finalja e Ligës së Kampioneve.

Pas marrjes së trofeut personal, Benzema ka komentuar çmimin, ndërsa ka folur edhe për përballjen e 28 majit në Paris. “Unë ndihem tepër krenar edhe për veten time. Prilli ka qenë një muaj shumë i rëndësishëmpër mua dhe për skuadrën. Për fat ka qenë vërtet i frytshëm, pasi arritëm të fitonim kampionatin dhe përpara kemi finalen e Ligës së Kampioneve.

Ndaj, ndeshja kundër Betisit merr një rëndësi të veçantë, sepse është e gjitha në funksion të finales kundër Liverpulit. Përballë Betisit dotë jetë ndeshja jonë e fundit në këtë sezon para publikut tonë në Madrid, ndaj dëshirojmë t’i argëtojmë tifozët tanë, të cilët kanë qenë një shtysë e madhe për ne. Kjo ndeshje do të jetë dhe një sinjal për takimin kundër Liverpulit, ndaj duhet të fitojmë”, ka thënë Benzema.

Arena e Lajmit


Loading…

Benzema karikon Realin përpara finales: Mundim Betisin dhe më pas bëhemi gati për Liverpulin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook